
Çfarë do të thotë all-inclusive?
Paketa All-Inclusive do të thotë se ju mund të niseni edhe pa portofolin në xhep, sepse për të gjitha kujdesemi ne!!! Të gjitha vaktet, ushqimet e shërbyera në mes të vakteve, pije, koktejle dhe çdo gjë tjetër është parapaguar. Juve ju mbetet vetëm të mendoni se si do të argëtoheni!
A ka ndonjë vend ku mund të mbaj paratë?
Çdo dhomë ka një kasafortë. Ju sygjerojme që të të vendosni aty paratë, bizhuteritë, dokumentet tuaja dhe sendet të tjera me vlerë!
Çfarë locioni më duhet për t’u mbrojtur nga dielli?
Dielli i Turqisë mund të jetë shumë i nxehtë ndaj merrni masat përpara se të niseni me pushime. Por edhe nëse harroni, mos u shqetësoni, sepse do t’i gjeni tek dyqanet e dhuratave në hotel.
Çfarë të paketojmë nëpër valixhe?
Duhet të paketoni veshje të lehta dhe të holla. Turqia është vend i nxehtë ndaj veshjet e pambukut janë të rekomandueshme për shkak të nxehtësisë. Gjatë paradites do të mbani veshjet e plazhit ndërsa në darkë është mirë që të keni një veshje pak më formale! Nëpër restorante nuk lejohet të futesh me rroba banjoje ndaj është mirë që të merrni veshje praktike.
Mos harroni atletet dhe një veshje sportive, sepse hotelet kanë shumë aktivitete të tilla. Nuk mund të mos luani një lojë tenis, futboll apo të shijoni palestrën vetem sepse keni harruar atletet në shtëpi. Mundet edhe që t’i merrni me qera në hotel, po përse të shpenzoni kot! Nëse keni në plan të lëvizni edhe nëpër qytet, atëherë merrni edhe veshje të përshtatshme për të shëtitur në qytet.
Cili është kodi i veshjes?
Gjatë ditës është e përshtatshme një veshje verore dhe rrobat e banjos.
Gjatë vakteve rrobat e banjos duhet të jenë të thata dhe të mbuluara. Nuk mund të hyni në restorant zbathur. Pantallona të shkurtra, bluza pambuku dhe shapka me një gisht janë më të preferuarat!
Gjatë mbrëmjes, nëpër klube apo gjatë jetës së natës, mund të zgjidhni veshje edhe më ekstravagante apo klasike.
Duhet të marrim peshqirë me vete?
Jo, sepse hotelet ju ofrojnë peshqirë gjatë çdo kohe, edhe për në plazh, edhe në dhomën tuaj për përdorim personal. Peshqirët mund të ndërrohen çdo ditë, pa pagesë.